Hamasi lëshoi ​​një breshëri raketash nga Gaza që ndezën sirenat e sulmit ajror deri në pjesën e Tel Avivi-t qendror për herë të parë në katër muaj.

Nuk pati raportime për viktima në atë që dukej të ishte sulmi i parë me raketa me rreze të gjatë nga Gaza që nga janari.

Krahu ushtarak i Hamasit e mori përsipër sulmin dhe lëshimet e raketave u panë nga qendra e Gazës. Ushtria izraelite tha se tetë predha kaluan në Izrael pasi u lëshuan nga zona e qytetit jugor të Gazës, Rafah, ku forcat izraelite nisën së fundmi një inkursion. Ata bënë të ditur se një numër I konsiderueshëm i predhave u kapën.

Perspektivat për një rifillim të bisedimeve të ndërmjetësuara për armëpushim në Gaza janë rritur ndërsa luftimet intensive vijojnë në veri dhe jug të enklavës.

Bisedimet pritet të nisin javën e ardhshme pasi shefi i agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad u takua me kreun e CIA-s dhe kryeministrin e Katarit. Por një zyrtar i Hamasit, Osama Hamdan, deklaroi se nuk ka nevojë për negociata të reja me Izraelin.

 “Ne nuk kemi nevojë për negociata të reja. Nuk ka asnjë garanci se Izraeli do të pranojë propozime të reja dhe kjo do të thotë se do t’i hapet rruga për të vazhduar agresionin,” u shpreh Hamdan.

Hamasi ka këmbëngulur se nuk është i gatshëm të pranojë vetëm një armëpushim të përkohshëm, por përfundimi i luftimeve duhet të jetë i përhershëm. Megjithatë, Izraeli po vihet nën presionin ndërkombëtar në rritje për të ndaluar ofensivën në Rafah, urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që kërkon urdhër arresti për kryeministrin Benjamin Netanyahu si dhe vendimin nga Irlanda, Norvegjia dhe Spanja të për të njohur Palestinën.

Ndërkaq mbi 80 persona janë vrarë në të gjithë Gazën në 24 orët e fundit pas një sulmi ajror në Gazën jugore në një qendër në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore. Kalimi i Karem Abu Salem dhe ai i Rafahut janë përshkruar nga OKB-ja si “dy arteriet kryesore për marrjen e ndihmës në Gaza”

Nga ana tjetër protestuesit izraelitë u përleshën me policinë në Tel Aviv pasi mijëra mbushën për të kërkuar që ajo të kthejë pengjet e mbajtura nga Hamasi në Gaza.

Disa protestues në Tel Aviv mbanin fotografi të disa femra, të cilat u rrëmbyen gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, ndërsa të tjerë mbanin pankarta ku shkruhej “Ndalo luftën” dhe “Ndihmë”. Ata i bënë thirrje qeverisë të arrijë një marrëveshje për lirimin e dhjetëra pengjeve dhe kërkuan gjithashtu dorëheqjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu si dhe zgjedhje të reja në vend.

Klan News