Gjatë bisedimeve që po zhvillohen këtë të martë mes diplomatëve të SHBA-së dhe Rusisë në pallatin e Riadit në Arabinë Saudite zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ishte e drejta sovrane e Ukrainës të vendosë nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian.
I pyetur nëse Ukraina mund të anëtarësohet një ditë në Bashkimin Evropian, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: “Kjo është e drejta sovrane e çdo vendi”.
“Ne po flasim për proceset e integrimit dhe të integrimit ekonomik. Dhe këtu, natyrisht, askush nuk mund t’i diktojë asgjë asnjë vendi dhe ne nuk do ta bëjmë këtë,” tha Peskov.
Megjithatë, Peskov shtoi se pozicioni i Rusisë ishte i ndryshëm kur bëhej fjalë për bashkimin e Ukrainës në aleancat ushtarake.
“Ka një qëndrim krejtësisht të ndryshëm, natyrisht, për çështjet e lidhura me sigurinë që lidhen me mbrojtjen ose aleancat ushtarake,” tha Peskov.
/tvklan.al