Banka Kombëtare Tregtare ka inauguruar degën e saj historike në Korçë, pas një restaurimi të plotë që e ka kthyer ndërtesën në një simbol të bashkimit mes traditës dhe inovacionit.
Godina, e hapur për herë të parë në vitin 1926, rikthehet sot në pamjen e saj origjinale, duke ofruar njëkohësisht shërbim bankar me standardet më të fundit.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë drejtues të lartë të BKT, përfaqësues të pushtetit lokal dhe komunitetit të biznesit, të cilët vlerësuan investimin si një garanci për zhvillimin ekonomik të qytetit dhe rajonit.
“Kjo godinë është simbol i shpirtit të qëndrueshmërisë së Korçës dhe premtim për një shërbim modern e të afërt me qytetarët.”, tha Mehmet Usta, Kryetar i Bordit Drejtues BKT.
Drejtori i Përgjithshëm Seyhan Pencabligil theksoi se kjo nismë është pjesë e 100-vjetorit të bankës, që po shënohet me rinovimin e degëve historike në gjithë Shqipërinë.
“Me rinovimin e degëve historike ne ruajmë trashëgiminë, por njëkohësisht i japim qytetarëve përvojën më të avancuar bankare.”, u shpreh Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm BKT.
Edhe përfaqësuesit e pushtetit vendor e cilësuan këtë restaurim një vlerë të shtuar për qytetin.
“Kjo ndërtesë është një pasuri historike dhe kulturore që sot i kthehet qytetarëve si një monument i gjallë.”, tha Benila Themeli, Nënkryetare e Bashkisë Korçë.
Në kuadër të këtij përvjetori, BKT mbolli 100 rrënjë në Korçë dhe qytetet e tjera ku ndodhen degët historike, si simbol i rrënjëve të saj të thella në shoqërinë shqiptare.
Me 62 degë dhe mbi 800 mijë klientë, BKT mbetet banka më e madhe në vend, duke kombinuar stabilitetin financiar me vizionin për të ardhmen.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 