Në emisionin “Pro Business” në TV Klan, Lorena Spahiu, Asistente drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve me Klientët dhe të Bankingut Digjital në BKT, prezantoi risitë më të fundit që banka po ofron për klientët e saj, duke vënë theksin te lehtësia, shpejtësia dhe siguria që sjell digjitalizimi i shërbimeve.

Një nga risitë më të rëndësishme të BKT-së është mundësia e tërheqjes dhe depozitimit pa kartë në ATM, përmes aplikacionit BKT Smart.

Znj. Spahiu shpjegoi se ky shërbim synon të eliminojë nevojën për kartë fizike, duke i dhënë klientit mundësinë të kryejë transaksione vetëm me telefonin e tij. Procesi është tejet i thjeshtë dhe i shpejtë, pasi klienti hyn në aplikacion, zgjedh opsionin e tërheqjes ose depozitimit me kod QR, përcakton llogarinë dhe shumën, dhe më pas skanon kodin QR që shfaqet në ekranin e ATM-së për të përfunduar transaksionin në pak sekonda.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i kësaj risie është se ajo nuk u dedikohet vetëm individëve, por edhe bizneseve. Znj. Spahiu sqaroi se BKT ofron transaksione pa kartë edhe për klientët e biznesit, duke u fokusuar kryesisht te depozitimi pa kartë përmes kodit unik ose kodit QR.

Ekspertja e BKT-së nënvizoi se ky shërbim i ri është pritur shumë mirë nga klientët, duke treguar se gjatë vitit 2025 rreth 10% e totalit të tërheqjeve dhe depozitimeve në ATM janë kryer përmes transaksioneve pa kartë.

Kjo statistikë tregon se klientët po e përqafojnë shpejt këtë risi, e cila erdhi si një nevojë reale e tregut dhe e konsumatorëve që kërkojnë gjithnjë e më shumë të kenë gjithçka në një aparat të vetëm, siç është telefoni celular.

BKT mundëson pagesa për 33 shërbime të e-Albania përmes kanaleve të saj online. Ne jemi e vetmja bankë që, në bashkëpunim me e-Albania dhe DPSHTRR, mundësojmë pagesën online të taksës vjetore të automjetit përmes kanaleve online, duke thjeshtuar ndjeshëm një proces të rëndësishëm për qytetarët.

Për më shumë, ndiqni emisionin e plotë në kanalin e YouTube të TV Klan!

/tvklan.al