Blegtoria është tkurrur edhe përgjatë vitit 2023. Sipas një raporti të INSTAT, vitin e shkuar ka pasur 2.2 milionë krerë bagëti, 303 mijë krerë më pak sesa një vit më parë, duke bërë kështu që të kemi një rënie vjetore me 14%.

Në krahasim me vitin 2022, rënia më e madhe vërehet tek derrat, pasuar nga të leshtat, ku përfshihen delet.

Edhe numri i lopëve ka rënë në 232 mijë krerë, 29 mijë më pak sesa një vit më parë.

Për pasojë vjet në Shqipëri ka pasur më pak prodhime blegtorale. Sipas statistikave zyrtare ka një rënie me 7%, më e madhja është ndjerë tek qumështi, pasuar nga mishi.

Vjet janë prodhuar 901 mijë tonë qumësht, 70 mijë tonë më pak se një vit më parë. Rritje ka njohur vetëm prodhimi i vezëve dhe mjaltit.

Tv Klan