‘Zbuluan Shqipërinë në një javë’ dhe gjithë emocionin dhe përjetimet, e përditshmja zvicerane Blick i ka pasqyruar në një artikull.

I sugjeron lexuesve të saj që në titull që të vizitojnë Shqipërinë tani.

Turi nis nga Tirana, kryeqyteti plot jetë dhe ngjyra siç cilësohet në artikull, ku mund të shijosh jetën e natës, të zbulosh restorante të mira dhe sigurisht historinë.

Berati dhe Gjirokastra janë në listën e sugjerimeve, për veçantinë e ndërtimeve dhe lagjeve që nuk i gjen kund tjetër e që mbrohen nga UNESCO.

Nuk mund të mos ishte në listë Butrinti, një nga parqet më të rëndësishëm arkeologjik të vendit. Për të zbuluar mënyrën e jetesës së një qytetërimi antik, i cili ruan rrënojat e  tempujve, teatrove, rrugëve dhe kishave.

Për turistët e aventurës dhe ata që duan të jenë më pranë natyrës, sugjerohen Alpet e Shqipërisë ku mund të zbulohen luginat me pyjet e dendura.

Ofertës turistike nuk i mungojnë as plazhet, ku veçohet Himara me një bukuri origjinale që nuk mund ta gjeni në shumë destinacione pushimesh.

Tv Klan