Sekretari amerikan u zotua të dërgojë ndihma për rindërtimin e Gazës

Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken u takua me zyrtarë të lartë në Kajro gjatë turneut në Lindjen e Mesme për konfliktin në Gaza.

Egjipti ka marrëdhënie të gjata me të dy palët në konflikt dhe luajti një rol kryesor në ndërmjetësimin e armëpushimit pas 11 ditësh dhune, në koordinim me Shtetet e Bashkuara.

Në një vizitë të shkurtër, Blinken u takua me Presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, në pallatin presidencial në Kajro. Ai tha se Shtetet e Bashkuara kishin për qëllim të siguronin që Hamasi, i cili kontrollon Gazën dhe është renditur nga Uashingtoni si një organizatë terroriste, nuk përfiton nga ndihma humanitare.

Egjipti, i cili ndan një kufi me Gazën dhe ka kontakte sigurie me Hamasin, mund te perfshihet  në shpërndarjen e ndihmave, ka bërë me dije  një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA para turit rajonal të Blinken.

Sekretari amerikan u zotua se Shtetet e Bashkuara do të siguronin ndihmë të re për rindërtimin e Rripit të Gazës, duke përfshirë 5.5 milionë dollarë per katastrofën dhe gati 33 milionë dollarë për Agjencinë e Ndihmës Palestineze të Kombeve të Bashkuara me seli atje. Blinken gjithashtu do të vizitojë edhe Jordaninë. 

Klan News