Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Orteku i mbrëmshëm në Austri deri tani ka shënuar 13 viktimat e para. Ka ndodhur pikërisht në Kapron 400m mbi nivelin e detit dhe rreth 100 km rreth kryeqytetit austriak. 13 viktimat ishin një grup profesionist skiatorësh të cilët bënin kamping pranë këtyre ambjenteve. Me një shpejtësi 1.5km/orë orteku ka rrafshuar një sipërfaqe tepër të madhe. Nëpër grumbujt e mëdhenj të akulltit kërkohet për ndonjë të mbijetuar.

Paqja në Lindjen e Mesme vazhdon të jetë një nga çështjet që preokupon më shumë njëshin e Shtëpisë së Bardhë Bill Klinton. Pas dështimit në bisedimet e tij me njëshin sirian për paqe në Lindjen e Mesme ai ka vendosur të thërras sot, kryemnistrin izraelit Hose Mubarak.

Kush ka frikë nga lopa e çmendur? Princi i Uellsit natyrisht që jo. Princi Karl sot ka vizituar vendin ku janë të përqëndruar racat në një nga fermat më të mëdha të Anglisë. Ai ka vizituar këtë vend për të hedhur posht dyshimet që vazhdojnë akoma për të ashtuquajturën lopë e çmendur. Natyrisht për të është shtruar një banket ku ka patur rosto viçi. Për një ditë të tërë ai ka vendosur të jetë dëshmimtari./tvklan.al