Aktualitet Lajme – Tv Klan 2000

Festojnë nacionalistët e Partisë Demokratike Serbe SDS, të cilët festuan zgjedhjet bashkiake në Banjaluka, kryeqyteti i entitetit serbo-boshnjak. Kështu ka konfirmuar sot komisioni elektoral. Nacionalistët e Partisë Demokratike Serbe thanë se kishin fituar në 32 nga 33 bashki. Kryetari kësaj partie duke përfituar nga ky rast bëri një thirrje për të intensifikuar bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare. Si epërsi të patisë së tij ai ka deklaruar vendet e punës, problemin e refugjatëve dhe gjendjen e ish-luftëtarëve.

Lideri i Palestinës Arafat është takuar sot me presidentin Egjyptian Mubarak. Kjo bisedë i paraprin një takimi tjetër kokë më kokë mes Arafatit dhe Izraelit Eudbarak.Ende asgjë s’mund të thuhet për paqe konkrete mes dy vendeve.

Edhe Peruja sot ka zhvilluar zgjedhjet presidenciale. Megjithëse nën vëzhgimin e rreptë ndërkombëtar, zgjedhjet në këtë vend duket se janë me probleme. Fuxhimori, presidenti aktual është kandidati i parë për tu zgjedhur sërisht, megjithëse mbi të rëndon akuza e një milion firmave të vjedhura elektorale. Ndërsa përball tij kandidati tjetër Toledos, i cili shfrytëzon varfërinë dhe situatat më të fundit të krijuara në Peru nën qeverisjen e Fuxhimorit./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori