Koka: “Dosjet”, PS ankohet në kushtetutë

Fatmir Xhafa: “Është në detyrimin kushtetues të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të marrin pjesë në gjykimin e kësaj çështje. Çdo largim nga gjykimi i kësaj çështje është me pasoja për vetë gjyqtarin kushtetues. Me këtë ligj janë shkelur jo pak, por si në asnjë rast tjetër 28 të paktën, 28 nene të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Ne kemi kërkuar që të jenë subjekte të interesuara, të thirrjen si subjekte të interesuara krahas qeverisë që është iniciatorja e këtij kuvendi që e ka nxjerrë ligjin dhe presidenti i republikës, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Avokati i Popullit, të cilat preken nga ky ligj. Është i pafalshëm ky lloj brutaliteti i mazhorancës ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe reflektimi më i mirë i saj do të thotë që ajo duhet të heshti dhe të presë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese.”

Koka: PD: Rama peng i së shkuarës komuniste

Aldo Bumçi: “Edi Rama mesa duket është skllav i implikimit familjar, të cilin ne jemi të detyruar t’ia bëjmë publikut shqiptar transparent dosje për dosje se çfarë përfaqëson në fakt ai si pinjoll i një prej trashëgimive më kriminale të regjimit të shkuar. Mazhoranca po kërkon në mënyrë shumë të qytetëruar që të ndajë Shqipërinë nga e kaluara e saj e errët nën diktaturë, por kryetari i Partisë Socialiste për shkak të lidhjeve të vjetra po e mban peng të gjithë opozitën duke marrë kështu përsipër krimet monstruoze kundër njerëzimit, të cilat në asnjë rast dhe rrethanë nuk mund të parashkruhen.”

Koka: PSD: Presioni ndaj kushtetueses, i dështuar

Skënder Gjinushi: “Një presion i dështuar është tregon pikërisht çoroditjen e shumicës. Berisha kështu i mbyll gjithmonë qeverisjet e veta në luftë me institucionet. Si Don Kishoti, gjithmonë ngelet i vetëm, gjithmonë prishet në fund dhe me Amerikën edhe me Evropën për të mbrojtur korrupsionin e vet. Atëherë po mbronte korrupsionin e piramidave, tani për të mbrojtur korrupsionin e ARMO-s, korrupsionin e Durrës-Kukësit, korrupsionet e Fazlliçit dhe të klaneve të tija”./tvklan.al