Bllokohet në pikën doganore të Hanit të Hotit 25 tonë misër që vinte nga Serbia. Shkak u bë prania e lartë e aflatoksinës B1, e prodhuar nga myku. Kamioni ishte duke hyrë drejt Shqipërisë nga Mali i Zi.
Nga analizat e kryera në pikën kufitare ka rezultuar prani e lartë e aflatoksinës B1. Sipas burimeve zyrtare, kjo normë është e lejueshme për vendet e BE-së, por jo në Shqipëri, për shkak se vendi ynë aplikon norma të tjera. Menjëherë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bërë bllokimin e sasisë së misrit, e cila kishte si destinacion final qytetin e Elbasanit.
Sipas transportuesve dhe AKU-së, bëhet fjalë për misër blegtoral për kafshët. Analizat nuk kanë përfunduar ende dhe pritet të ketë bllokim të sasive të tjera të misrit.
Sipas ekspertëve, normat e larta të aflatoksinës B1 shkaktojnë kancer, kryesisht të mëlçisë, por edhe të zorrëve, mushkërive dhe gjirit. Ushqimet më të kontaminuara janë drithërat, orizi, misri, soja, arrat e pemëve dhe kikirikët. BE-ja ka vendosur kufijtë maksimalë të lejuar për aflatoksinat.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 