Lajme Arkiva 2003

Shkarja e rreth 2000 metrave kub dheu e gurësh në kilometrin e 76 të rrugës Elbasan- Librazhd ka bllokuar paraditen e sotme këtë aks rrugor, vargu i gjatë i makinave ka shkuar deri në 3 kilometra në të dy kahet e rrugës.

Policia e qarkullimit nëpërmjet makinerive të firmës turke që është duke zhvilluar punime në këtë rrugë ka mundur të hapë përkohësisht kalimin vetëm me një korsi të automjeteve. Megjithatë edhe kalimi i ngadalshëm ka qenë i rrezikshëm për njerëzit dhe mjetet pasi ishte i pranishëm rreziku për ndonjë rrëshqitje tjetër të dheut.

Drejtuesit e firmës turke që është duke punuar në këtë aks duhet ti kishin marrë masat për të ndaluar këtë bllokim rruge, sepse nga studimi ata e dinin se formacionet shkëmbore që ishin aty mund të shkëputeshin dhe të bllokonin rrugën./tvklan.al