Lajme Arkiva 2004

Reshjet e shiut kanë shkaktuar shembje të mëdha dheu duke bllokuar rrugën Elbasan-Librazhd. Bllokimi i rrugës ka ndodhur në afërsi të qytetit të Librazhdit te vendi i quajtur çezma e Myftarit duke  paralizuar për më shumë se dy orë qarkullimin e mjeteve.

Dy fadromat e firmës turke Mapa që kanë kryer punime në këtë aks kanë punuar me shpejtësi për pastrimin e inerteve. Ndërkohë prurjet e shumta të lumit Shkumbin rrezikojnë të shembin rrugët nacionale në disa vende.

Më problematik mbetet vendi në afërsi të fshatit Mirakë. Aktualisht rryma e ujit ka gërryer tabanin e rrugës në afërsi të fshatit Xibrakë dhe asfalti ka pësuar të çara të mëdha.

Në këtë pikë rruga automobilistike dhe ajo hekurudhore ndodhen ngjitur me njëra tjetrën. Sipas specialistëve, firma turke mapa që kryen punimet në këtë aks ka kryer studime të pastudiuara./tvklan.al