Të paktën 30 të tjerë mbetën të plagosur
Të paktën 7 persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur pasi një makinë bombë shpërtheu në një treg në qytetin sirian Azaz në provincën veriore të Alepos.
Shpërthimi ndodhi teksa banorët po blinin ushqime për iftar për muajin e shenjtë të Ramazanit. Është e paqartë se kush e kreu sulmin në qytetin që drejtohet nga milicitë proturke që luftojnë presidentin sirian Bashar al-Assad.
Bombat që synojnë zonat e mbushura me njerëz nuk janë të rralla në rajonin kufitar veriperëndimor të Sirisë, duke përfshirë Azaz.
Në vitin 2017, më shumë se 40 njerëz u vranë kur një makinë bombë shpërtheu jashtë një gjykate të këtij qyteti.
Klan News