Sant Sebastià, një plazh tejet i famshëm në Barcelonë, u evakuua pjesërisht, pasi në ujërat e tij u zbulua një bombë e pashpërthyer.

Ekspertët xhenierë e lëvizën bombën jashtë detit, ku dhe e detonuan me sukses. Në operacion, sipas asaj që shkruan BBC, u përfshi edhe marina spanjolle.

Pajisja besohet se i përkiste periudhës së luftës civile spanjolle, 1936-39 dhe përmbante rreth 70 kilogramë eksploziv.

Bomba u gjet nga një oficer policie të dielën, rreth 25 metra larg bregut. Disa pjesë të plazhit Sant Sebastià, që tërheq me miliona turistë çdo vit, qëndruan të mbyllura për publikun të hënën, për arsye sigurie.

Ky plazh, sëbashku me Barcelonetan, është një prej më të famshme në vend./tvklan.al