Qeveria shtyn afatin për përfitimin e pagesës me procedurë të përshpejtuar

Qeveria ka vendosur që të shtyjë deri në rikonstruksionin e plotë ose marrjen në dorëzim të banesës së re, dhënien e bonusit të qirasë për familjet që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe kanë një akt konstatimi të Institutit të Ndërtimit, ku shtëpia ka dalë e pabanueshme.

Shtyrja e afatit të këtij ligji, i mundëson të gjithë familjeve që kanë mbetur të pastreha, që të vazhdojnë të përfitojnë pagesën e qirasë, pa patur nevojë për të ndjekur procedurat që dikton ligji për strehimin social.

Me aktin e miratuar, banorët nuk do të duhet të paraqiten në komisionin e strehimit, të çojnë vërtetim se familja nuk ka pronë tjetër, kopje të kontratës së qirasë dhe vërtetim të të ardhurave familjare.

Buxheti i shtetit për këtë vit ka vendosur në dispozicion 15 milionë dollarë fonde për të mbuluar pagesën e qirasë, ndërsa një vit më parë u alokuan 10 milionë dollarë, të cilat u dyfishuan deri në fund të vitit.

Me këto fonde mbulohet pagesa e qirasë për afro 7 mijë familje. Fuqia e këtij vendimi vlen edhe për muajin Janar, pasi Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ në fund të Dhjetorit të vitit që lamë pas.

Tv Klan