09 nëntor 2026- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka njoftuar një skemë të re mbështetjeje financiare për familjet shqiptare me fëmijë të porsalindur, e cila pritet të nisë zbatimin më 1 korrik 2027.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se bonusi i bebeve do të jepet çdo muaj për një periudhë pesëvjeçare, ndërsa vlera e përfitimit do të ndryshojë në varësi të numrit të fëmijëve në familje.
Sipas skemës së njoftuar nga kryeministri, përfitimet do të jenë si më poshtë:
-Për fëmijën e parë: 5 mijë lekë në muaj, ose 300 mijë lekë në total për pesë vite
-Për fëmijën e dytë: 7 mijë lekë në muaj, ose 420 mijë lekë në total për pesë vite
-Për fëmijën e tretë: 10 mijë lekë në muaj, ose 600 mijë lekë në total për pesë vite
Kjo skemë synon ta kthejë bonusin e bebeve nga një pagesë e vetme në lindje në një mbështetje financiare të vazhdueshme për familjet gjatë pesë viteve të para të jetës së fëmijës.
Skema e re është pjesë e masave të parashikuara në Projektbuxhetin 2027, të cilën e ka paralajmëruar me herët vetë kryeministri Edi Rama.
/tvklan.al












Botërori 2026 