Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan ishte moderatorja Bora Zemani.

Bora midis të tjerave tregoi edhe për tatuazhet në trupin e saj dhe kuptimin që ato kanë.

Rudina Magjistari: Ti je shumë e lidhur me prindërit e tu? Para disa kohësh ke bërë një tatuazh apo jo?

Bora Zemani: Po janë gradat e kolonelit, që është babi im ushtarak.

Rudina Magjistari: Janë yjet, sa yje janë?

Bora Zemani: Janë 3 yje dhe dy viza.

Rudina Magjistari: Ajo është grada e kolonelit që ka mbajtur babi yt, si pjesë e forcave të armatosura shqiptare apo jo?

Bora Zemani: Po dhe në shpinë kam puthjen e mamit! Jane kujtime shumë të bukura dhe i bëj me kënaqësi të paktën tatuazhet duhet të kenë kuptim shumë të fortë them unë gjithmonë.

Gjithashtu Zemani tregoi edhe tatuazhin që ajo ka në dorë, që përfaqëson atë dhe vogëlushin e saj Arbnorin.

Bora Zemani: Këtu kam dy flokë bore që jam unë dhe Arbnori, kështu që çdo gjë që kam në trupin tim ka patjetër kuptim, nuk bëhet asgjë kot.

Rudina Magjistari: Si e ke realizuar tatuazhin e puthjes së mamit?

Bora Zemani: Merret buza e mamit, puthet në letër, pastaj çohet tek djali që bën tatuazhet, ai i bie sipër te gjithës, e ngjit në kurriz dhe pastaj vizatohet e gjitha, bëhet tatuazhi. Buzët këtu në shtëpinë më duken si buzët e Angelina Jolie, kaq të bukura i kanë dalë.

Rudina Magjistari: Mamit i ka pëlqyer ky tatuazh?

Bora Zemani: Po sigurisht, të dy në fakt janë emocionuar momentin e parë, gjëja e parë që më thanë është pse duhet të durosh dhimbje të tilla për ne./tvklan.al