Donald Trump ka marrë një lajm të keq nga Facebook.Në një mbledhje që ka zhvilluar sot bordi i këtij rrjeti social ka vendosur që të ndalojë ish-presidentin e SHBA që të ketë akses në këtë platformë oneline.

Bordi votoi sot për vazhdimin e ndalimit të llogarisë së Trump, pas pezullimit që iu bë para katër muajsh për nxitje të dhunës që çoi në trazirat vdekjeprurëse të 6 Janarit në Kapitol.

Bordhi edhe pse ishte pro vijimit të bllokimit për Trump hodhi akuza kundër Facebook, lidhur me mënyrën se si u mor vendimi për pezullimin e llogarisë së tij.

Por përgjigja nga Facebook ishte që rreziku i dhunës që mund të shkaktohej nga deklaratat e Trump, i detyroi që të merrnin një vendim shumë të shpejt dhe shtuan se kishin bërë gjënë e duhur.

Ndërkohë bordi ra dakort me Faceboo se dy prej postimeve të Trump më 6 Janar “shkelnin rëndë” standardet e kësaj platforme dhe Instagramit, pasi sipas tyre kishin përmbajtje të rëndë.

Tashmë Facebook-ut i është lënë një afat 6 muaj për të rishqyrtuar vendimin e 7 Janarit dhe duhet që të vendosë një masë tjetër e cila duhet të jetë në përputhje me të gjitha rregullat e kompanisë./tvklan.al