11 nëntor 2026 – Nga sot, një litër naftë do të tregtohet me 205 lekë ndërsa benzina me 164 lekë. Vendimi u mor sot nga Bordi i Transparencës duke ulur çmimin e hidrokarbureve me tre lekë.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 205 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  193 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 164 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 152 lekë/litër”, thuhet në njoftim.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi në orën 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në vendimmarrjen tjetër të Bordit të Transparencës.

Pas tre muajsh nga shpërndarja, qeveria vendosi përsëri rikthimin në fuqi të Bordit të Transparencës, (16 shtator), në një moment kur çmimi i naftës arriti deri në 229 lekë për litër dhe benzina 219 lekë.

Paralelisht me Bordin, në fuqi u rikthye dhe ulja me 20% e taksës së akcizës për karburantin sa herë që çmimi i naftës do të kalojë 220 lekë për litër dhe benzina mbi 200 lekë.

/tvklan.al