Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të enjte, 7 maj, çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në Shqipëri, të cilat hyjnë në fuqi sot në orën 12:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës së bordit.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për naftën nuk duhet të kalojë 196 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë për litër.
Ndërsa për benzinën e standardit çmimi i shitjes me pakicë është përcaktuar jo mw shumw se 180 lekë për litër dhe ai i shumicës jo më shumë se 168 lekë për litër.
Në njoftim theksohet se të gjithë operatorët e tregut të karburanteve janë të detyruar të zbatojnë këtë vendim, ndërsa çdo shkelje e konstatuar do të shoqërohet me masa administrative, përfshirë edhe pezullimin e aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë deklaruar angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.
/tvklan.al












Botërori 2026 
