Kryeministri Boris Johnson është martuar në fshehtësi të plotë  me të fejuarën e tij Carrie Symonds në një ceremoni të planifikuar fshehurazi në Katedralen e Westminsterit.

Ngjarja nuk u njoftua paraprakisht dhe raportet e medias thanë se mysafirët ishin të ftuar në minutën e fundit në katedralen Katolike Romake në Londrën qendrore, duke shtuar se edhe anëtarët e vjetër të zyrës së Johnson nuk ishin në dijeni të planeve të dasmës.

Një zëdhënës i Downing Street u shpreh se dasma ishte një ceremoni e vogël dhe private .Në dasmë ishin të pranishëm 30 mysafirë. Dasmat në Angli aktualisht janë të kufizuara në 30 persona për shkak të kufizimeve të COVID-19. Mësohet se çifti do të festojë  përsëri me familjen dhe miqtë verën e ardhshme.

Mediat britanike raportojnë se zonja Symonds u lidh me Z. Johnson në fillim të vitit 2019. Zonja Symonds punonte në zyrën e shtypit të Partisë Konservatore, së cilës iu bashkua në 2010 dhe dy vite  më vonë ajo punoi në fushatën e suksesshme të Z. Johnson për t’u rizgjedhur si kryebashkiake në Londër.

Çifti zbuloi se ata  ishin fejuar dhe se ajo ishte shtatzënë në shkurt të vitit  2020. Djali i tyre, Wilfred, lindi prillin e kaluar. Johnson, dikur i quajtur “Bonking Boris” nga media tabloide e Britanisë njihet për  një jetë private tepër të  komplikuar. Johnson është divorcuar dy here.

Klan News