Shtëpia e Bardhë ka ulur në gjysmështizë flamujt amerikanë në nder të Dolly Parton, ikonës së muzikës country që ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare.
Presidenti Donald Trump njoftoi se zia do të zgjasë për një javë.
Vdekja e këngëtares, kantautores, aktores dhe filantropes Parton ka shkaktuar një valë reagimesh nga artistë, figura politike dhe admirues të saj në mbarë botën.
Trump e cilësoi Parton si një figurë të pazëvendësueshme, ndërsa ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, dhe aktorja Jane Fonda ishin mes personaliteteve që vlerësuan kontributin e saj dhe humanizmin.
Edhe emra të mëdhenj të muzikës kanë shprehur dhimbjen për humbjen e saj.
Në Nashville, qyteti ku Parton ndërtoi një pjesë të rëndësishme të karrierës së saj, fansat janë mbledhur për të nderuar kujtimin e artistes.
“Ne do të të duam gjithmonë, Dolly”, shkruanin gazetat britanike këtë të mërkurë.
Parton u bë një prej figurave më të njohura të muzikës amerikane me një karrierë që zgjati më shumë se gjashtë dekada. Ajo la pas hite të pavdekshme si “Jolene” dhe “I Will Always Love You”, ndërsa shiti më shumë se 100 milionë disqe dhe fitoi 11 çmime Grammy, përfshirë Grammy-n për arritje jetësore.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
