Mijëra qytetarë mbushën rrugët e kryeqendrave botërore këtë të premte, për të përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Mijëra njerëz, kryesisht mbështetës të të majtëve radikalë manifestuan rrugëve të Athinës, për të kërkuar kushte më të mira pune dhe paga më të larta. Shumë prej tyre mbanin edhe flamuj palestinezë, që i lidhën me tensionet në Lindjen e Mesme që kanë rritur kostot e jetesës, duke fajësuar drejtpërdrejt presidentin amerikan Donald Trump.
Manifestimet e puntorëve në Stamboll u karakterizuan si gjithmonë nga përleshjet me policinë.
Thirrje kundër rritjes së kostove të jetesës dhe për paga më të larta pati edhe gjatë manifestimeve në kryeqytete të tjerë europianë, si Parisi e Madridi. Të rinjtë e Berlinit e shfrytëzuan këtë ditë për t’u dërfyer.
1 maji u përkujtua në mbarë kryeqendrat aziatike, por edhe përtej kontinentit.
Në Kubë, manifestuesit mbanin në duar edhe flamuj palestinezë dhe bënë thirrje për paqe në Lindjen e Mesme. Ekziston frika që pushteti komunist i Havanës të jetë objektivi i radhës i goditjes nga Uashingtoni.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 