Udhëheqës nga e gjithë bota kanë reaguar duke shprehur shqetësim pas ngjarjes në Washington. Ata shprehin gjithashtu lehtësimin që zyrtarët e lartë të administratës amerikane dhe gazetarët mbetën të palënduar nga të shtënat.
Nga Brukseli reagoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
“Jam e lehtësuar të dëgjoj se presidenti Donald Trump, zonja e parë Melania Trump dhe të gjithë ata që morën pjesë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë janë shëndoshë e mirë”, deklaroi Ursula von der Leyen.
Liderët nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja shprehën solidaritet të plotë me presidentin Trump, duke theksuar se dhuna nuk ka vend në demokraci.
“Jam i tronditur nga skenat në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington gjatë natës. Çdo sulm ndaj institucioneve demokratike ose ndaj lirisë së shtypit duhet të dënohet me termat më të ashpra të mundshme”, u shpreh Keir Starmer, kryeministri i Britanisë së Madhe.
Mesazhe të tjera mbështetëse ndaj çiftit presidencial dhe të pranishmëve të tjerë në hotelin ku ndodhi ngjarja erdhën nga Tel Avivi, Ankaraja, Tokio dhe Australia.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 