FIFA vendos shtimin e numrit të skuadrave

Suksesi i botërorit të femrave këtë vit në Francë ishte një shtysë më shumë për FIFA-n që të shtojë numrin e skuadrave finaliste.

Prej turneut të ardhshëm, atij të vitit 2023 do të jenë 32 nga 24 që ishte deri më tani. Këshilli i FIFA-s mori vendimin në mbledhjen e fundit. Kjo është një mundësi më shumë për përfaqësuese si Shqipëria që të luajnë finalet e një turneu madhor.

Vendi mikpritës nuk është vendosur ende. Kandidaturat do të dorëzohen deri në dhjetor të këtij viti, ndërsa ajo fituese do të shpallet në maj të 2020. Botërori i femrave në futboll organizohet prej vitit 1991. Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përfaqësuesja më e suksesshme me 4 trofe të fituar, përfshi të fundit të marrë këtë vit.

Tv Klan