Meksika është ekipi i parë që siguroi kualifikimin në fazën tjetër të Botërorit. Fitorja 1-0 me Korenë e Jugut i dha pikët e mjaftueshme për vendin në 1/16. Goli i Romo në minutën e 50’ vendosi takimin, ku raste shënimi patën edhe koreanojugorët.

Më herët, Çekia barazoi 1-1 me Afrikën e Jugut. Çekët kaluan në avantazh që në minutën e gjashtë me Sadilek. Megjithatë, nuk arritën të mbronin këtë rezultat. Sulc shkaktoi një penallti duke prekur topin me dorë. Kjo situatë i dha mundësinë afrikanojugorëve të barazonin me Mokoena në minutën e 83’. Të dy ekipet kanë ende mundësi të kualifikohen për në fazën tjetër, pasi janë 2 pikë larg Koresë së Jugut në Grupin A.

Kanadaja pati një paraqitje spektakolare në Kupën e Botës 2026, duke mundur Katarin 6-0 në ndeshjen e Grupit B, rezultati më i thellë deri më tani në këtë turne. Përfaqësuesja kanadeze dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 16’ me Larin. Më pas ishte radha e Jonathan David, i cili shkëlqeu me tre gola, duke realizuar në minutën e 28’ dhe në kohën shtesë të pjesës së parë e asaj të dytë. Saliba dhe Shaffelburg lanë shenjë me golat e tyre.

Festa e Kanadasë u zbeh nga një dëmtim i rëndë i mesfushorit Ismael Kone pas një ndërhyrjeje të ashpër nga Madibo, i cili u ndëshkua me karton të kuq. Kone u largua nga fusha me barelë dhe duhet të qëndrojë disa muaj pa luajtur. Katari e mbylli ndeshjen me 9 futbollistë, pasi më herët ishte përjashtuar me të kuq edhe Ahmed. Me këtë sukses të thellë, Kanadaja hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën tjetër të Botërorit.

Zvicra fitoi bindshëm 4-1 ndaj Bosnjës. Ndeshja ishte e ekuilibruar deri në minutën e 70’, me portierët protagonistë. Trajneri i Zvicrës bëri zëvendësime duke aktivizuar Manzambi dhe Vargas në të 71’, të cilët sollën edhe ndryshimin e madh. Manzambi shënoi 2 gola, ndërsa Vargas 1. Situata u vështirësua për boshnjakët pas kartonit të kuq të Muharemovic në minutën e 80’. Në kohën shtesë, Mahmic ngushtoi rezultatin në 3-1, por Xhaka vulosi fitoren 4-1 me penalltinë e realizuar në çastet e fundit.

Zvicra ka 4 pikë, po aq sa Kanadaja e vendit të parë.

Tv Klan

/tvklan.al