Emocionet e Kampionatit Botëror 2026 do të vijnë në shtëpitë tuaja përmes ekranit kampion TV Klan.

I gjithë spektakli nga SHBA-të, Meksika dhe Kanadaja do të transmetohet falas për të gjithë, nga veriu në jugun e Shqipërisë. Eventi më madhështor i globit po troket dhe TV Klan është gati për nisjen e një maratone transmetimi me dy emisione të dedikuara këtij kompeticioni.

Çdo ditë përpara dhe pas çdo ndeshjeje me emisionin L’Amerika nën moderimin e Lenida Halilajt dhe të ftuarve për analizat e detajuara gjithçka ndodh në fushën e lojës.

Në mbrëmje spektakli do të kulmojë me emisionin e shout, ku Marina Vjollca me ekipin e saj kampion janë gati për të mbërthyer përpara ekranit të gjithë shqiptarët me emisionin Kampionët e Botës.   

Aty do të ndërthurën në mënyrë spektakolare analizat, humori dhe emocionet, pa harruar lidhjet live nga SHBA-të. Ethet e eventit më madhështor kanë mbërritur. Me TV Klan, ekranin tuaj kampion.

Tv Klan

/tvklan.al