Pritjes i ka ardhur fundi. Kupa e Botës 2026 nis zyrtarisht nga stadiumi “Azteca” në Mexico City. Në kanalin e Youtube të Tv Klan, u transmetua ceremonia hapëse e Botërorit.
Momenti kulmor i spektaklit para ndeshjes iu besua superyllit kolumbian Shakira dhe artistit Burna Boy, të cilët interpretuan “Dai Dai”, këngën zyrtare të Botërorit 2026.
Shfaqja artistike para ndeshjes zgjati rreth 30 minuta. Shfaqja hapëse në Meksikë ishte e para nga 3 ceremonitë e planifikuara në vendet organizatore. Aktivitetet do të vijojnë në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara, të lidhura nga një koncept i përbashkët artistik që pasqyron kulturën e secilit vend mikpritës.





Gjithçka që flet për Botërorin pa harruar të 104 ndeshjet do të përcillen pa pagesë, ekskluzivisht në transmetimin tokësor në kanalet TV Klan dhe Klan Plus.
Ndeshjet e botërorit do të mund të ndiqen edhe në platformat Pay Tv të kompanive DigitAlb dhe Tring, në kanalet Klan Sport 1 dhe Klan Sport 2, pa pagesë shtesë, për të gjithë klientët që kanë një abonim aktiv të këtyre platformave.












Botërori 2026 