Kreu i strukturës së Posacme Antikorrupsion mendon se ka vend për ndryshime ligjore për të ndryshuar pragun e abuzimit financiar për veprat penale të korrupsionit që hetohen nga SPAK.

Kjo ishte një nga përgjigjet e pyetjeve që Klodian Brahos iu bën për 4 orë nga deputetët e komisionit për nismat qytetare dhe mbikëqyrjen institucionale ku shqyrtuan projektrezoluta për punën e SPAK gjatë 2025.

Braho nuk e vlerëson si të kërcënuar institucionin e tij nga deklaratat politike që i quan retorik, por gjithësesi ai parapëlqen të nënvizojë se qëndrimet publike të politikanëve të të dy kahëve mund të keqinterpretohen nga segemente të krimit të organziuar.

Drejtuesi i SPAK përsëriti disa herë që asnjë politikan nuk është imun ndaj hetimeve, përfshirë dhe kryeministrin për të cilin deputetë demokratë këmbëngulën të dinin përse nuk është thirrur asnjëherë në SPAK.

Edhe kur pyetet për liderin e opozitës që kanë çështje të hapura me drejtësinë kërkon ti drejtohen gjykatave me prova nëse mendojnë se SPAK ka vepruar i ndikuar politikisht.  

Nuk pranoi të flasë për asnjë çështje që janë në hetim, përfshirë dhe kur pyetet për ish zv kryeministren Balluku dhe përsërit që asnjë prove nuk anashkalohet.

Por kur pyetet për çështje e pronave në Zvërnec deklaron se hetimet kanë nisur muaj më parë se të nis protesta ndërsa saktëson se SPAK nuk vepron mbi bazën e pritshmërive publike.

/tvklan.al