Me braktisjen e sallës në shenjë proteste nga dhjetëra përfaqësues nga vende të ndryshme të botës, nisi fjalimi i Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili mesazhin e parë ua drejtoi pikërisht atyre.
“Duke mbrojtur veten, Izraeli po mbron edhe shumë nga vendet, delegatët e të cilëve sapo u larguan nga kjo sallë. Shumë prej tyre na kanë falënderuar që po ua heqim iranianëve bombat bërthamore. Është e vështirë të imagjinohet një hipokrizi më e madhe.”
Më pas ai përshkroi tmerret që përjetuan izraelitët nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 ku u vranë 1,200 banorë, çka solli sulmin e ashpër të Izraelit në Gaza ku u vranë rreth 75 mijë palestinezë.
“Ata shkuan shtëpi më shtëpi duke qëlluar civilët nga afërsi e menjëhershme, me gëzim sadist. Ata e transmetuan direkt ndërsa vrisnin. Këta monstra të Hamasit vranë të mbijetuar të Holokaustit dhe dogjën foshnja të gjalla përpara prindërve të tyre.”
Netanyahu e quajti ushtrinë izraelite si më të moralshmen në botë. Ai falënderoi Donald Trump-in për ndihmën që i dha Izraelit në mbrojtje të qytetërimit, ndërsa kritikoi vendet evropiane që nuk e mbështesin.
“Ne nuk mund t’i shmangemi të vërtetës që kemi përpara. Shumë njerëz në botën e lirë refuzojnë të mbrojnë lirinë.”
Kryebashkiakun e Nju Jorkut që e ka akuzuar për gjenocid, Netanyahu e quajti antisemit.
“Turp t’ju vijë për deformimin e fakteve, për përmbysjen e viktimës me agresorin dhe për pështyrjen në fytyrë të së vërtetës. Z. Mamdani, që kur u zgjodhët kryebashkiak i këtij qyteti, shumë tanimë nuk ndihen më të sigurt në Nju Jork.”
Fjalimi i Netanyahut u shoqërua me protesta kundër tij edhe jashtë selisë së OKB-së në Nju Jork, ku u kërkua që të ndalet menjëherë furnizimi i Izraelit me armë nga SHBA.
/tvklan.al












Botërori 2026 
