Ekipi pesë herë kampion bote, Brazili, do të përballet me Japoninë sot prej orës 19:00 me kohën shqiptare në Huston. Pas një starti të dobët, brazilianët fituan 3 – 0 ndaj Haitit dhe Skocisë, duke e mbyllur në krye të grupit. Nën drejtimin e Carlo Ancelottit synojnë t’i japin fund pritjes 24-vjeçare për titullin botëror.
Japonia kaloi grupin pa humbje, por nuk ka fituar kurrë një ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës. Brazili ka 11 fitore në 14 ndeshje me Japoninë.
Gjermania rikthehet në fazën me eliminim direkt për herë të parë që nga viti 2014 dhe përballet me Paraguain në Boston. Edhe pse humbi ndaj Ekuadorit në ndeshjen e fundit të grupit, kishte siguruar vendin e parë. Paraguai u kualifikua pas një barazimi pa gola me Australinë, por vazhdon të ketë probleme në sulm. Nuk ka shënuar asnjë gol në pesë ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës.
Holanda dhe Maroku luajnë në Monterrei, në një nga sfidat më interesante të raundit. Holanda fitoi grupin pa humbje dhe vjen me 11 ndeshje zyrtare radhazi pa humbje. Maroku siguroi kualifikimin me një fitore spektakolare 4 – 2 ndaj Haitit, duke shënuar katër gola për herë të parë në historinë e tij në Kupën e Botës. Marokenët besojnë se mund të shkojnë shumë larg, ndërsa Holanda mbetet favorite falë përvojës dhe formës së mirë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 