Brazili nis rrugëtimin e tij drejt Botërorit me një fitore të thellë dhe bindëse 6-2 ndaj Panamasë, në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Maracanã”.

Pjesa e parë nisi me ritëm shumë të lartë: Vinicius Junior zhbllokoi rezultatin që në minutën e parë dhe më pas u shfaq si protagonist edhe me asistin për golin e Casemiros në minutën e 38-të.

Mes këtyre momenteve, Panama arriti të barazojë përkohësisht pas një autogoli të Cunhas në minutën e 13-të. Portieri Alisson ishte vendimtar me disa pritje të rëndësishme, duke shmangur një disavantazh më të madh për Brazilin në pjesën e parë.

Nbdersa në pjesën e dytë, trajneri Carlo Ancelotti bëri shumë ndryshime, duke aktivizuar Ederson dhe Paquetá, dhe loja e Brazilit ndryshoi plotësisht.

Rayan shënoi golin e tretë në minutën e 52-të, ndërsa Paquetá realizoi një dopietë, duke u dalluar për teknikë dhe kreativitet në mesfushë.

Sulmi brazilian vazhdoi presionin dhe arriti të shënojë edhe me Igor Thiagon nga penalltia dhe Danilon, duke e çuar rezultatin në 6-2. Panama arriti vetëm të ngushtojë diferencën në fund me golin e Harveyt.

Pas ndeshjes, trajneri Carlo Ancelotti u shpreh i kënaqur, duke e cilësuar këtë paraqitje si “një mbrëmje të shkëlqyer dhe një injeksion të madh besimi” për skuadrën.

Brazili do të zhvillojë edhe një miqësore më 6 qershor ndaj Egjiptit në Cleveland, ndërsa debutimi në Botëror është planifikuar për më 13 qershor kundër Marokut.

Më pas, Brazili do të përballet edhe me Haitin dhe Skocinë në Grupin C. Botërori do të nisë më 11 qershor dhe do të transmetohet ekskluzivisht në televizionin Klan.

Klan News

/tvklan.al