Brazili ndaj Haitit do të jetë totalisht ndryshe nga ai i barazimit 1-1 me Marokun. Trajneri Carlo Ancelotti ka deklaruar se skuadra e tij po pëson ndryshime në formacion, duke përmirësuar ekuilibrin e skuadrës dhe saktësinë para portës.
“Do të bëjmë disa ndryshime, ndoshta duke sjellë lojtarë më të freskët. Duhet të ulim numrin e pasimeve të gabuara dhe të rrisim cilësinë e lojës sonë. Kemi potencial për të zhvilluar një ndeshje më të mirë dhe më argëtuese. Besoj se kemi cilësinë për ta bërë këtë dhe për të luajtur një ndeshje argëtuese, sepse kemi përballë lojtarë që kanë cilësi, shpejtësi, forcë dhe fuqi. Pra, besimi kolektiv i ekipit është se mund të bëjmë më mirë dhe do të bëjmë më mirë.”
Ai shtoi se nuk ka problem të publikojë formacionin, por preferon që lojtarët ta mësojnë më parë brenda ekipit.
“Futbolli nuk ka sekrete. Haiti është një ekip i ekuilibruar dhe i organizuar mirë. Duhet ta respektojmë çdo kundërshtar, sepse është një Kupë Bote dhe të gjithë janë shumë të motivuar.”
Pavarësisht rikthimit në stërvitje, Neymar nuk do të jetë i gatshëm për Brazilin as për përballjen e orëve të para të së shtunës. Ashtu siç i gjithë kompeticioni, edhe kjo ndeshje do të jetë LIVE dhe falas në Tv Klan.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 