Erseka dhe rrethinat janë përfshirë nga reshjet e dendura të shiu dhe breshëri gjatë orëve të pasdites të kësaj të diele.

Kryesisht zonat që më së shumti janë prekur nga breshëri janë ato rrëzë malit të Gramozit, në Rehovë Starje dhe Prodan.

Breshëri, i pazakontë sipas banorëve, zgjati deri në 20 minuta dhe ka shkaktuar dëme në drufrutorë. Do të jenë grupet e punës të Drejtorisë së Bujqësisë që do të evidentojnë dëmet e shkaktuara.

Klan News