Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë bërë bashkë në një deklaratë të vendeve të BRICS, e cila bën thirrje për përmbajtje dhe ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme.
Deklarata shihet si një sinjal i rëndësishëm diplomatik mes dy vendeve thellësisht të ndara nga përshkallëzimi i luftës.
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian u takua gjithashtu me Princin e Kurorës, sheik Zayed Al Nahyan, në kuadër të samitit në Nju Delhi. Ky ishte takimi i nivelit më të lartë mes dy vendeve që prej nisjes së konfliktit.
Sipas autoriteteve të Abu Dhabit, dy liderët diskutuan zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, uljen e tensioneve, stabilitetin dhe përpjekjet për paqe e zhvillim në rajon.
Në deklaratën e përbashkët, vendet e BRICS shprehën shqetësim të thellë për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme dhe kërkuan shmangien e veprimeve që mund ta përkeqësojnë më tej krizën.
Dokumenti thekson gjithashtu mbrojtjen e civilëve, respektimin e sovranitetit të shteteve dhe garantimin e sigurisë së tregtisë globale, furnizimeve energjetike dhe rrugëve detare.
Gjithashtu gjate samitit, Kina dhe India kanë ofruar të kontribuojnë në bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov.
/tvklan.al












Botërori 2026 