Një konflikt familjar për pronësinë e banesës së prindërve është bërë shkak për përballjen mes Brikenës dhe të vëllait të saj, Laertit, në rubrikën “Shihemi në Gjyq”.

Laerti pretendon se motra i ka marrë shtëpinë ku ai është lindur dhe rritur duke mos e lejuar të hyjë më, ndërsa Brikena ka një tjetër version për çështjen.

Ajo deklaron se banesa i është dhuruar nga nëna e tyre përpara se kjo e fundit të ndërronte jetë, duke theksuar se prona i ishte kaluar fillimisht nënës edhe nga bashkëshorti dhe djali i madh i familjes.

Eni Çobani: Mund të më thoni diçka për apartamentin ku kanë jetuar vetë prindërit dhe në të njëjtën kohë ka jetuar edhe vetë Gentiani (Laerti), sot nuk hyn në këtë shtëpi, kush e ka?

Brikena: Shtëpinë me kontratë dhurimi që nga viti 2020-2021, mamaja ma ka hedhur mua, me kontratë dhurimi!

Eni Çobani: Pjesën e saj? Po babai?

Brikena: Babai ka vdekur në 2016-ën.

Eni Çobani: Po ka pasur pjesën e tij ai.

Brikena: Po! Dhe ia kaloi mamit. Mami ka qenë me certifikatë pronësie të të gjithë banesës.

Eni Çobani: Po Lorenci?

Brikena: Lorenci ia fali pjesën mamasë dhe bëri shtëpi më vete.

Laerti: Duke kontribuar të gjithë ne.

Eni Çobani: Pra ju thoni që mamaja juaj ka marrë kontratë dhurimi si nga bashkëshorti dhe nga Lorenci, pjesët e tyre të banesës dhe në vitin 2021 ka qenë pronare e vetme e banesës dhe më pas ua ka kaluar juaj po me dhurimin?

Brikena: Po, me dhurimin!

/tvklan.al