Policia Britanike është alarmuar pas një shpërthim i fuqishëm në zonën Hinckley Road të Leicesterit.

BBC thotë se në zonë u thirrën shërbimet e emergjencës pas raportimeve për një shpërthim rreth orës 19:00 me orën lokale. Forca të shumta kryen operacione kërkim shpëtimi në zonë.  

Rruga Carlisle dhe një pjesë e rrugës Hinckley u bllokuan për qarkullimin dhe policia u kërkoi njerëzve të qëndronin larg zonës.

Teksa pamjet e publikuara në media tregonin flakë që dilnin nga një ndërtesë, 6 zjarrfikëse u dislokuan vendngjarje.

Një godinë dykatëshe ishte përfshirë nga flakët pas një shpërthimi, shkaku i të cilit nuk dihet ende. Një zëdhënës i forcave të kërkim-shpëtimit tha se “për momentin është e paqartë nëse ka të lënduar apo të bllokuar në ndërtesë”.

/tvklan.al