Ëndrrat me miliona paund të Ruandës kanë marrë fund. Në ditën e parë të punës kryeministri i ri britanik Starmer i ka dhënë fund planeve të paraardhësve të tij britanike për zhvendosjen drejt Ruandës te mijëra refugjatëve ndër ta edhe shqiptarë që mbërrinin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Laburistët e sapo ardhur në pushtet kanë deklaruar se  kjo skemë e zhvendosjes së azilkërkuesve jashtë Britanisë së Madhe konsiderohet tashmë në mënyrë efektive “e vdekur” dhe u zotuan ta anulojnë atë.

Detyra tjetër urgjente për kryeministrin Keir Starmer do të jetë adresimi i çështjes së atyre njerëzve që vijojnë që të kalojnë ilegalisht Kanalin Anglez me varka të vogla te nisura nga Franca.

Starmer është zotuar që të “shpartallojë bandat e trafikanteve.

Më shumë se 200 emigrantë kanë vdekur në këto lundrime ilegale gjatë dekadës së fundit, me të paktën 14 vdekje vetëm në vitin 2024.

Qeveria e re do të duhet të vendosë shpejt edhe për fatin e dhjetëra mijëra njerëzve që kanë hyrë ilegalisht në MB që nga viti 2018.

Sekretarja e re e Brendshme britanike, Yvette Cooper tha se një nga detyrat e para të qeverisë se re ishte të “mbante të sigurt kufijtë britanikë dhe se ajo do të kishte përparësi krijimin e një Komande të re të Sigurisë Kufitare.

Skema e  deportiumit të azilkerkuesve drejt Ruandës ishte deklaruar fillimisht nga ish-kryeministri konservator Boris Johnson dhe vazhdoi nga pasardhësit e tij në Downing street Liz Truss dhe z. Sunak.

Gjithsesi zbatimi praktik i këtij plani është vonuar deri tani  nga betejat e gjata gjyqësore, që nuk kanë lejuar asnjë fluturim me azilkërkues drejt shtetit afrikan.

Britania tashme do t’i japë fund marrëveshjes me Ruandën nëpërmjet një klauzole që nuk e detyron atë që të bëjë asnjë pagesë financiare tjetër.

Mbretëria e Bashkuar u ka tashmë paguar autoriteteve qeveritare ruandeze  270 milionë paund.

Klan News