Britania e Madhe është gati për të vendosur masat e reja kufizuese kundër COVID-19. Kufizimet janë paralajmëruar që javën e shkuar dhe sot qeveria pritet që të tregojë vendimet.

BBC shkruan se rajoni i Liverpool City pritet të përballet me kufizimet më të rrepta. Është menduar që masat do të jenë në tre nivele, të mesme, të larta dhe shumë të larta dhe rajoni i Liverpool do ketë kufizimet më të shumta.

Por dhe pse qeveria qëndrove shprehet e vendosur në vendimet e saj, drejtuesit lokalë thonë se nuk është arritur ende një marrëveshje dhe ata nuk janë dakord.

Sot pritet që kryeministri Boris Johnson do të takohet me komitetin e emergjencës dhe pas bisedës do të njoftohen për publikun të gjitha masat.

Sipas raportimeve të mëparshme, mendohet se në Britani nga sot nuk do të lejohen më grumbullimet e qytetarëve, lokalet do të mbyllen pas orës 22:00, po ashtu dhe maska do jetë e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.

Vendimi i qeverisë vjen në një kohë kur përhapja e COVID-19 është shumë e madhe dhe rastet ditore rriten çdo ditë./tvklan.al