Britanikët presin ndryshime në shumë fusha pas fitores historike të Partisë së Laburistëve.

Shumë prej tyre janë shprehur të emocionuar për këtë fitore se vendin e pret tanimë një fazë e re duke iu referuar kur Tony Blair u zgjodh në vitin 1997.

“Po jam shumë i emocionuar që do të ndodhë diçka e re, mendoj. Unë mendoj se vendi ka nevojë për të. Shpresoj se qeveria e re do të vijë me disa plane.”

“Ndjej se e ardhmja do të jetë më e mire. Mendoj se Partia Laburiste do të hartoj politika për punëtorët, për shërbimet publike do të rimëkëmbë ekonominë.”

Për disa të tjerë këto zgjedhje që sollën në pushtet Partinë Laburiste nuk do të prodhojnë asgjë teksa sfondi politik dhe ekonomik i vendit mbetet i zymtë.

“Unë nuk mendoj se do të ketë shumë ndryshime, të jem i sinqertë. Ata si fillim i pret një punë e madhe para, si shëndetësia sektori i transportit, e shumë të tjera.”

Për fitoren e Keir Starmer uruan edhe presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti i Ukrainës Volodmyr Zelensky, presidenti i Këshillit Europian Charles Michel etj. Ndërkaq Rishi Sunak do të japë dorëheqjen si kreu i Partisë Konservatore pas një disfate katastrofike për partinë e tij sapo të gjendet një lider i ri.

“E kam dëgjuar zemërimin tuaj, zhgënjimin tuaj dhe marr përgjegjësinë për këtë humbje. Ju keni dërguar një sinjal të qartë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të ndryshojë dhe gjykimi juaj është i vetmi që ka rëndësi. Mbretëria e Bashkuar është vendi më i mirë në botë, ju falenderoj.”

Starmer, si udhëheqës i partisë fituese, do të takohet më pas me mbretin, i cili do t’i kërkojë atij ta formojë një qeveri. Më pas, kryeministri i ardhshëm shkon në Doëning Street për ta mbajtur një fjalim para publikut. Gjatë ditëve në vijim, udhëheqësi i ri do ta fillojë emërimin e ministrave të qeverisë, duke filluar nga postet e larta.

Parlamenti pritet ta rinisë punën më 9 korrik  dhe kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit do të zgjidhet nga radhët e deputetëve të Parlamentit. Secili deputet më pas do ta bëjë betimin për besnikëri ndaj mbretit një procedure që zakonisht zgjat disa ditë. Hapja e Parlamentit dhe Fjalimi i Mbretit, që përcakton programin e legjislacionit të qeverisë për seancën parlamentare, priten më 17 korrik.

Klan News