Britaniku Alex Yee ka fituar medaljen e artë në triathlon për meshkuj me një fitore mahnitëse në fund të garës.

Londinezi 26-vjeçar konsiderohej si një ndër favoritët në Olimpiadë, bashkë me neo-zelandezin Hayden Wilde.

Ai ishte më shumë se 10 sekonda pas Waild, ndërsa kishin ngelur dhe 200 metra drejt finishit, por e shtoi ritmin dhe arriti të merrte kryesimin duke i dhënë Britanisë medaljen e pestë të artë.

Në Olimpiadën e fundit në Tokio, Yee fitoi dy medalje. Wilde kishte një avantazh prej 14 sekondash në xhiron e fundit të garës së vrapimit prej 10 km.

Por Yee,  ish-kampioni britanik në garën 10,000 metra kishte ruajtur mjaftueshëm energji në këmbët e tij dhe parakaloi neo-zeldanezin duke dalë i pari në Pont Alexandre III.

Gara e triathlonit krijoi shqetësim sa i përket cilësisë së ujit në lumin Senë.

Klan News