Armando Broja ka hedhur pas krahëve dëmtimin e pësuar pak javë më parë. Sulmuesi i Kombëtares u rikthye në stërvitje gjatë javës, ndërsa duket se është gati edhe për të luajtur.

Trajneri i Burnleyt, Scott Parker e ka grumbulluar për duelin Bournemouth në Premier League.

Broja e ka nisur ndeshjen nga stoli, për fakti që është me ekipin, tregon se është i gatshëm për të luajtur dhe ka kaluar plotësisht problemet.

Dëmtimi kishte vënë në dyshim një ftesë të sulmuesit në Kombëtare për ndeshjet e këtij muaji.

Megjithatë, duket se gjithçka ka shkuar mirë dhe pritet të jetë pjesë e listës së Silvinjos, për duelin ndaj Polonisë në “play off” të Botërorit.

/tvklan.al