Përplasja e familjes Beckham nuk do ta dëmtojë markën e tyre, thotë revista People, por kjo nuk përjashton mundësinë që të preken zemrat e shumë lexuesve.

Reagimi vjen pas postimit të bërë në Instagram nga 26-vjeçari Brooklyn, më i madhi nga katër fëmijët e David dhe Victoria Beckham. Ai rrëfeu grindjet dhe ngjarjet për të cilat prindërit e tij kishin gënjyer në media për të ruajtur fasadën e një familjeje të përsosur, kur në fakt “Brand Beckham” vinte gjithmonë në vend të parë.

“Kjo është një çështje e madhe”, tha Gillian Telling, reportere në revistën People.

Postimi i Brooklyn-it hodhi një granatë mbi “Brand Beckham”, biznesin familjar që e ka origjinën te babai i tij, ylli i futbollit, i cili debutoi për Manchester United në moshën 17-vjeçare në vitin 1992.

Pavarësisht akuzave të Brooklyn, Telling nuk mendon se kjo do të ndikojë tek marka e familjes.

“Nuk mendoj se do ta dëmtojë biznesin e dizajnit të Victorias, Inter Miamin apo çfarëdo që ka bërë David. Nuk mendoj se do ta dëmtojë fare markën. Mendoj se do t’i dëmtojë ata personalisht”, shtoi ajo.

Përçarja midis djalit të madh të çiftit Beckham dhe familjes së tij i ngjan konfliktit midis Princit Harry dhe familjes Mbretërore, me akuza të ngjashme për marrëdhënie jofunksionale dhe informime jo të vërteta për shtypin.

Klan News

/tvklan.al