Letrat sekrete me kolegun e tij zbulojnë gjithçka
Disa letra të pazbuluara më parë tregojnë se legjenda e arteve marciale, Bruce Lee, ka qenë përdorues sekret droge. Mendohet se ylli i “Enter The Dragon” ka shkruar mbi 40 letra tek një koleg i tij për përdorimin e drograve para se të ndahej nga jeta.
Letrat e zbuluara drejtuar yllit të Hollivudit Robert Baker thonë se ai e furnizoi Lee-në me një mori drogrash për një periudhë pesë-vjeçare. Lëndët narkotike si kokaina, LSD dhe kanabisi janë listuar në letra deri në vdekjen e yllit në vitin 1973.
Dokumentet u zbuluan në një treg dhe si dhe koleksioni përfshin mbi 50 letra midis Bruce dhe gruas së tij, Linda, dhe kolegut të tij aktorit Robert. Në letra ndër të tjera është zbuluar madje se Robert bëri shumë përpjekje për t’i dërguar Bruce Lee drogë në SHBA, ndërsa ai ishte duke filmuar në Hong Kong në 1972. Shumica e tyre janë shkruar me dorë dhe diskutojnë tema të ndryshme si miqësia e tyre në zhvillim, planet për karrierën në film dhe dëmtimet e shpinës së Lee. Ato gjithashtu përmbajnë referenca të shumta ndaj drogës, duke përfshirë marijuanën, kokainën dhe LSD.
Bruce Lee ndërroi jetë pas një goditje në tru dhe u gjend i vdekur në shtratin e tij në 20 Korrik 1973.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
