Bruce Springsteen ka anuluar katër koncerte që ishin planifikuar  këtë javë  në Evropë për shkak të  problemeve me zërin.

Artisi ka ndjekur këshillën e mjekëve ndërsa ka informuar fansat se do të shpallen data të reja për koncertet e radhës. Fansat të cilët kanë blerë biletat nuk duhet ti humbasin pasi sipas tij do të jenë të vlefshme për datat e reja dhe për ata që nuk dëshirojnë të shkojnë në koncertet e reja do të mund të rimbursohen.

Problemet me vokalin e Springsteen vijnë vetëm dy muaj pasi këngëtari i hitit  “Glory Days” rifilloi turneun në SHBA pasi anuloi të gjitha datat në shtator , kur zbuloi se ishte diagnostikuar me sëmundjen e ulçerës peptike.

Rokeri  i cili njihet për koncertet e gjata që  zgjasin deri në tre orë, ishte i shqetësuar se  problemet shëndetësore do të ndikonin  në zërin e tij.

Klan News