Ruanda dhe shtetet e Ballkanit pritet të marrin financime nga Bashkimi Europian

Partitë popullore të së djathtës që mbështet Ursula von der Leyen për një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian, kanë propozuar reforma të mëtejshme të migracionit, të ngjashme me planin britanik për të dërguar emigrantet e paligjshëm në Ruanda.

Duke realizuar një ndryshim thelbësor në ligjin evropian të azilit ata synojne që përpara zgjedhjeve për Parlamentin Evropian të arrijnë një sërë marrëveshjesh me shtetet jo anëtare të BE-së për deportimin e migrantëve të parregullt në vendet e treta të sigurta ku do të përpunohen kërkesat për azil.

Kushdo që aplikon për azil në BE sipas propozimeve të këtyre partive të qendrës së djathtë mund të transferohet në një vend të tretë të sigurt dhe t’i nënshtrohet procesit të azilit atje. BE-ja më pas do të pranojë një kuotë njerëzish që kanë nevojë për mbrojtje përmes kuotave humanitare vjetore.

Kjo lëvizje synon që të shmante ngritja e pëerkrahjes në elektorat për partitë ekstremiste gjatë zgjedhjeve evropiane të qershorit.

Konservatorët dhe reformistët evropianë që përfaqësohen nga kryeministrja italiane Meloni kanë gjetur zgjidhjen për të dërguar azilkërkuesit në vende të treta jashtë BE-së si Shqipëria. Marrëveshja me Tiranën pritet tështoje votat për partinë Fratelli d Italia.

Emigrantët kanë qenë një çështje e ndjeshme për vendet anëtare të BE-së në Mesdhe, jo vetëm Italinë, por edhe Spanjën dhe Greqinë.

Italia ka kërkuar ndihmë nga vendet e tjera të BE-së për të trajtuar numrin në rritje të mbërritjeve. Të dhënat nga Ministria e saj e Brendshme treguan se ardhjet e emigrantëve në Itali u rritën me 50% në 2023 nga viti i kaluar. Rreth 155,750 emigrantë arritën në brigjet italiane vitin e kaluar, duke përfshirë më shumë se 17,000 të mitur të pashoqëruar, krahasuar me 103,850 në 2022.

Emigracioni i paligjshëm do të jetë një çështje e nxehtë në zgjedhjet që mbahen në mbarë Evropën në 6-9 Qershor.

Partitë e qendrës së djathtë në të gjithë Evropën, drejtojnë qeveritë në Greqi, Poloni, Irlandë, Letoni, Kroaci, Lituani, Suedi, Rumani, Finlandë dhe Luksemburg. Modeli që synon të zgjedhë BE-ja ai britanik ende nuk ka dhënë rezultate pasi gjykata e Lartë në Londër nuk ka lejuar asnjë fluturim me rrefugjatë të paligjshëm deri tani drejt këtij shteti afrikan.

Klan News