Bankat po japin më shumë hua, por shqiptarët po mbajnë gjithnjë e më shumë para “nën jastëk”.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për dhjetëmujorin e këtij viti tregojnë një ekonomi me dy shpejtësi.
Nga janari në tetor, kredia e re ka arritur në 375 miliardë lekë, duke u rritur me mbi 33 miliardë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Vetëm në tetor u dhanë 38,4 miliardë lekë hua të reja.
Motori kryesor mbeten bizneset me rreth 23,4 miliardë lekë në tetor, të ndjekura nga individët me 12,5 miliardë, të dyja në rritje të ndjeshme.
Por paralel me kreditimin, rritet edhe paraja që qarkullon jashtë sistemit bankar.
Në tetor, ajo kapi rekordin e 542,2 miliardë lekëve, plot 78,8 miliardë lekë më shumë se në tetorin e vitit të kaluar.
Ekspertët e shohin këtë si një sinjal të informalitetit dhe përdorimit masiv të “cash-it” në ekonomi, pavarësisht se kursimet totale në banka mbeten të larta, në nivelin e 1,56 trilionë lekëve, të ndara pothuajse në mënyrë të barabartë mes lekut dhe valutës.
/tvklan.al












Botërori 2026 