Treguesi i Ndjesisë Ekonomike sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë rezultoi me rritje përsëri edhe në muajin Gusht. Banka Qendrore nënvizon se ky tregues u rrit me 1 pikë dhe qëndron rreth 12 pikë përqindje mbi mesataren historike

Ky indikator pozitiv u ndikua kryesisht nga rritja e besimit në sektorët e tregtisë, industrisë dhe të ndërtimit, por edhe nga rritja e besimit konsumator.

Më konkretisht Treguesi i Besimit të Industrisë regjistroi rritje me 3.4% gjatë muajit të kaluar, duke qëndruar rreth 11 pikë përqindje mbi mesataren historike, kjo nga vlerësimet më optimiste të bizneseve për nivelin e porosive të reja dhe për prodhimin industrial aktual.

Po sipas raportit te fundit të Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Besimit në Ndërtim u rrit me 2% në Gusht dhe niveli i tij aktualisht qëndron 24 pikë mbi mesataren historike. Rritja u përcaktua kryesisht nga vlerësimet pozitive për aktivitetin aktual ndërtues.

Nga ana tjetër, Treguesi i Besimit në Tregti u zgjerua me rreth 6 pikë përqindje gjate gushtit, i ndikuar kryesisht nga vlerësimet pozitive mbi ecurinë aktuale të biznesit dhe pritjet për punësimin.

I vetmi indikator që shënoi vlera negative ishte Treguesi i Besimit në Shërbime që shënoi rënie rreth 5% gjate muajit Gusht sipas Bankës së Shqipërisë.

Klan News