Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë treguesi i besimit në shërbime shënoi rritje për të tretin muaj radhazi, duke u ngjitur me 2.1% në Maj. Niveli i tij aktualisht qëndron 24 pikë, përqindje mbi mesataren historike sipas raporteve të Bankës Qëndrore.

Në rritjen e treguesit kontribuuan vlerësimet më optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, dhe për nivelin aktual të kërkesës. Gjithashtu, pritjet për kërkesën dhe nivelin e punësimit në të ardhmen janë rritur gjatë muajit Maj.

Gjithashtu dhe treguesi i besimit në tregti u rrit me 1.3% në muajin maj, duke vijuar prirjen rritëse që nga muaji Mars i këtij viti dhe aktualisht niveli i këtij treguesi qëndron rreth 14% mbi mesataren historike. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë në rritjen mujore ndikuan kryesisht pritjet më optimiste për punësimin në të ardhmen.

Vlerësimet për ecurinë aktuale të biznesit qëndruan në nivel të njëjtë me muajin Prill, ndërsa pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rritje.

Nga ana tjetër treguesi i besimit konsumator regjistroi rënie me 4.9%  pikë gjatë majit, por pavarësisht kësaj treguesi qëndron shumë pranë nivelit të mesatares historike. Konsumatorët vlerësuan më dobët situatën e tyre financiare, si dhe blerjet në shuma të mëdha.

Edhe treguesi i besimit të industrisë regjistroi rënie të lehtë me 0.6% në muajin Maj, duke ndërprerë prirjen rritëse të dy muajve të kaluar. Niveli i tij qëndron aktualisht 6.4% mbi mesataren historike.

Klan News